Videoja e mëposhtme është kapur në një nga lokalet në pronësi të shqiptarit Dikenc Halili, që njihej si ‘Keli’ i cili u vra mbrëmjen e kaluar në Athinë. Në videon e postuar në një nga faqet e klubit të natës Deja Vu, të menaxhuara nga vetë Halili, shihet luksi në të cilin shqiptari rrinte.
Pamjet e mëposhtme tregojnë një nga miqtë e 38-vjeçarit, i cili po lan duart dhe kokën me një shishe shampanje, ndërkohë që vetë Halili po bën videon.