Një fjali e dalë nga Baton Haxhiu ka ndryshuar për disa çaste të gjithë ‘rrjedhën’ e emisionit “Opinion”, duke e rikthyer vëmendjen tek bashkëqeverisja mes maxhorancës dhe opozitës. Analisti, i njohur për miqësinë dhe afërsinë me kreun e qeverisë, Haxhiu po debatonte në studio me deputetin e Partisë Demokratike, Tomor Alizoti lidhur me çështjen e Ballkanit të Hapur dhe tensionet në veri të Kosovës. Në debat e sipër, Alizoti i ka përmendur Haxhiut lidhjet e tij me kryeministrin Edi Rama, duke bërë që analisti të lëshonte një deklaratë, e cila do të merrte gjithë vëmendjen.
“Do të dukesh diku afër tij për të kërkuar diçka,”-tha Haxhiu, duke tërhequr vëmendjen e moderatorit Blendi Fevziu dhe ish-ambasadorit Agim Nesho. Të dy dolën në një përfundim: Po flitej për bashkëqeverisjen, tezën e prezantuar nga kryeministri Edi Rama. Megjithatë çdo gjë u hodh poshtë shumë shpejt nga deputeti i opozitës, i cili u zotua para kamerave se kurrë nuk do të shihej krah kreut të qeverisë.
PJESË NGA BISEDA NË STUDIO:
Tomor Alizoti: Miku yt që e këshilloni bën edhe batuta. Serbia ka vrarë mijra njerëz,
Baton Haxhiu: Ju e keni me Ramën apo me procesin?
Tomor Alizoti: Po Rama është procesi dhe ju jeni bashkë me Ramën.
Baton Haxhiu: Unë kam respekt dhe e kam për nder që të jem miku i Edi Ramës.
Tomor Alizoti: Shumë mirë!
Baton Haxhiu: Kaq! Do të dukesh diku afër tij për të kërkuar diçka
Tomor Alizoti: Jo! Prize zot nëse unë do të dukem ndonjëherë larg tij do të të kërkoj ndjesë. Këtu do të jemi prapë. Do të të kërkoj ndjesë.
Blendi Fevziu: Pse bëhet fjalë për ndonjë bashkëqeverisje?
Agim Nesho: Kjo pra ishte e reja e emisionit.
Tomor Alizoti: Skupe, tipike alla Rama. A ma the mua në studio? A e the këtë gjë. A e the? Alizoti nuk ka qenë asnjëherë në krah të Ramës. Rri ti mik i Ramës, u kënaqe?
Por çfarë di Batoni, një prej personave më të afërt të kryeministrit Rama? Mos vallë kreu i qeverisë dhe numri një i PD-së, Lulzim Basha janë gati për bashkëqeverisjes? Nëse është arritur marrëveshja, kur do të bëhet publike?