Erion Veliaj bllokon pronat dhe asetet e Ferdinand Ibrahimit që ofronte shërbim në Unazën e Tiranës

0
149

Kryebashkiaku Erion Veliaj njoftoi pak ditë më parë heqjen e licencës së transportit për kompaninë që ofronte shërbimin në Unazën e Tiranës.

Pas këtij urdhëri të Veliajt, Policia Bashkiake ka bllokuar të gjitha pronat dhe asetet e Ferdinand Ibrahimit, pronarit të kompanisë “Ferlut”, i cili për 20 vjet ka pasur lejen e përdorimit të linjës së Unazës.
Policia bashkiake, në një postim në rrjetin social, për mbylljen e aktiviteteve të këtij subjekti debitor, deri në shlyerjen e detyrimeve që ka ndaj Bashkisë Tiranë”.

Kështu raportohet se Ibrahimit i janë bllokuar përveç katër autobuzëve që vijonin të udhëtonin në Unazë pa leje, edhe parku i riparimit dhe parkimit të automjeteve, dyqanet e zyrat e “Ferlut”-it në Laprakë, si dhe të gjitha zyrat e qendrës tregtare “Olimpia” në sheshin “Willson” në Tiranë, ku banon edhe kreu i Firmës Ferdinand Ibrahimi me familjen e tij të re/Boldnews

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here