Partia Demokratike ka mbledhur mbrëmjen e sotme Grupin Parlamentar. Lajmi bëhet i ditur nga gazetari Osman Stafa, i cili raporton nga selia blu se tema diskutimi do të jenë disa çështje si pandemia e Covid-19, tërmeti dhe kriminaliteti në vend, çështje këto, ku siç thekson gazetari, PD pretendon se socialistët kanë dështuar.
Gjithashtu, siç mëson gazetari Stafa, në fokus të mbledhjes së Grupit Demokrat do të jetë seanca e nesërme plenare, e cila pritet të miratojë qeverinë e re dhe programin qeverisës “Rama3”.
“Sot, në orën 19:00 në seli do të zhvillojmë mbledhje grupi lidhur me seancën nesër, seancë me tepër rëndësi”, thuhet në njoftimin nga selia blu.