Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Hysamedin Feraj, e quajti në Euronews Albania “Open Balkan” si një nismë jo të suksesshme.
“Open Balkan parashikoj të jetë i pasuksesshëm. Është konteksti i regjimit politik në të cilën realizohet, është kontekst i regjimeve autoritare, jo demokratike, me korrupsion tepër të lartë”, u shpreh ai.
Ai theksoi se katër liritë e nënshkruara në “Open Balkan” janë shumë ndryshe nga ato që do realizohen në terren, pasi sipas tij kjo nismë do jetë një lëvizje e lirë e korrupsionit dhe drogës.
“Katër liritë unë do i lexoja kështu: Është liria e lëvizjes së mallrave dhe malli që do të lëvizë kryesisht do të jetë droga. Është lëvizja e kapitaleve dhe kapitali që do të lëvizë do të jetë droga dhe korrupsioni. Është qarkullimi i ideve që është qarkullimi i ideve nacionaliste serbe, dhe në fund e lëvizja e lirë e njerëzve të tjerë”, u shpreh ai.