Elizabeth Hurley kurrë nuk heziton të shfaqë linjat trupore të jashtëzakonshme në mediat sociale.
Ditën e djeshme 45-vjeçarja tregoi fizikun e saj për t’u patur zili, e veshur me bikini të verdha teksa rrotullohej në diell.
Aktorja ndau në Instagram një video të vetes dhe etiketoi markën e saj të rrobave të banjës.
Me flokët e lëshuara dhe sytë e saj të lyer me nuanca rozë, Elizabeth dukej magjepsëse, shkruan “Daily Mail”.
Elizabeta thuhet se po mbështetet nga miqtë pasi djali i saj Damian, 19 vjeç, nuk mori asgjë nga pasuria e babait të tij, Steve.
Biznesmeni amerikan Steve vdiq qershorin e kaluar në moshën 55 vjeç, pasi u vetëvra.
Marrëdhënia e Damian dhe Steve ka qenë pothuajse inekzistente për pjesën më të madhe të jetës së adoleshentit, por disa javë para vdekjes së tij, biznesmeni multi-milioner ishte munduar të ndërtonte një raport babë e bir, duke e thirrur atë për herë të parë.
Steve vdiq duke menduar se dy fëmijët e tij, Damian dhe motra më e madhe Kira, do të ishin financiarisht të sigurt.