Pamje të tjera janë regjistruar sot nga Pogradeci, ku Policia e Shtetit ka kapur disa emigrantë të paligjshëm dhe i ka “ngjeshur” brenda një furgoni të bardhë për t’i dorëzuar në Komisariatin e qytetit.
Në një moment, kjo edhe për shkak të numrit të madh të personave brenda mjetit, dera e furgonit po hapej, e në këtë moment, një prej efektivëve shkon pas furgonit dhe i kërcënon me armën e shërbimit. Ai nxjerr pistoletën nga brezi dhe ua fut në pjesën e hapur të derës për t’i frikësuar. Por “presioni” duket se nuk i ka ecur pasi emigrantët e paligjshëm kanë hapur derën dhe janë arratisur rruëgve të qytetit.