Vaksinim i detyrueshëm/ Publikohet protokolli që duhet ndjekur nëpër shkolla, mësues, roje e sanitare duhet të vaksinohen

0
109

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar sot protokollin që duhet të ndiqet nëpër shkolla, duke nisur nga nesër kur fillon marrja e mësimeve plotësuese. Për nxënësit është e detyrueshme mbajtja e maskave si dhe duhet repektuar distanca mes tyre, 1.5 metra, në mënyrë që të shmanget transmetimi i Covid-19.

Për mësuesit, shkruhet se ata duhet të jenë vaksinuar që nesër. Nëse nuk kanë pasur mundësi, kanë afat deri më datë 30 shtator. Nëse edhe deri në fund të muajit shtator nuk do të jenë vaksinuar, atëherë mësuesit janë të detyruar që të paraqesin një raport nga mjeku ku shpjegohet arsyeja e mos vaksinimit.

I njëjti detyrim shërben edhe për personelin që shërben në shkolla, sanitaret dhe rojet, që duhet të kenë marrë vaksinën kundër C0vid-19, deri në fund të muajit shtator.  Nesër nis marrja e mësimeve plotësuese në të gjitha shkollat e vendit. Zyrtarisht, ky vit shkollor fillon më datë 27 shtator.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here