Arbenita Ismajli veç faktit që është një modele e shkëlqyer, tashmë është dhe një mami shembullore.
Që nga ardhja në jetë e vogëlushes së saj, Nina ajo ka treguar se jeta e saj ka ndryshuar totalisht.
Madje, që tani ajo ka nisur ti zëvendësojë aksesorët në çantën e saj me ato të Ninës.
Së fundmi, Arbenita ka treguar se brenda në çantë mban një biberon për Ninën dhe po ashtu një vazo ushqimi për të voglën.
“Çfarë ka në çantën time me Arbenitën”-shkruan modelja duke e shoqëruar me një emoji duke qeshur.