Shpat Kasapi dhe bashkëshortja e tij, Selvia para disa kohësh kanë celebruar dashurinë e tyre në martesë.
Ditën e sotme, këngëtari ka ndarë një foto në Instagram pë rtë gjithë ndjekësit e tij me rastin e ditëlindjes së Selvijes.
Ai e uron atë publikisht më fjalët më të ndjera, madje ka ndarë dhe një lajm të mirë.
Ai shprehet se ndihet shumë i lumtur pasi Selvija është në pritje të ëmbël dhe së shpejti do të bëhet baba.
“Gëzuar ditëlindjen, gruaja ime, mami e ardhshme! Dashuria jote më ka kthyer në njeriun më të lumtur, gjithmonë njeri të qeshur që jam sot, të jam mirënjohës për gjithçka!E sidomos tani që po presim një ëngjëll. Shumë i detyruar ndaj teje për gjithçka, pa ty nuk jam asgjë! Të paca gjithmonë dashuri.Të dua shumë,-ka shkruar Shpati për bashkëshorten e tij.