I moshuari humbi jetën nga zjarri/ Basha i shpreh ngushëllime familjes dhe akuzon Ramën për papërgjegjshmëri: Ka lënë në mëshirë të fatit banorët dhe qindra hektarë që po digjen prej ditësh

0
111

Kreu i PD, Lulzim Basha ka akuzuar drejtpërdrejt Edi Ramën për situatën alarmante të zjarreve në Shqipëri dhe viktimën e parë të shkaktuar në Gjirokastër.

Basha thotë se përgjegjësi i situatës po vijon turet e inagurimeve false duke lënë në mëshirë të fatit banorët.

Masat e qeverise, lideri demokrat i cilëson gjysmake teksa kërkon që të merren masa urgjente që brenda mundësive t’u sigurohet jeta banorëve.

 

STATUSI NGA LULZIM BASHA

 

I shpreh ngushëllimet familjes së Andrea Haxhiaj që humbi jetën sot si pasojë e zjarrit në zonën e Gjirokastrës. Masat gjysmake te qeverisë nuk e kanë normalizuar dot situatën alarmante të shkaktuar nga zjarret e ditëve te fundit në vend. Pavarësisht  paralajmërimeve të qytetarëve dhe medias, në shumë zona zjarret vijojnë prej ditësh, ndërsa angazhimi i vetëm i qeverisë ka qenë përpjekje me mjete rrethanore të papërshtatshme dhe servirja e videove te zyrës së propagandës.

Si në rastin e tërmetit, emergjencat civile dhe qeveria ndodhen totalisht të papërgatitura për t’u ardhur në ndihmë qytetarëve dhe për të shmangur pasojat e katastrofave natyrore.

Përgjegjësi i kësaj situate vijon turet e inagurimeve false duke lënë në mëshirë të fatit banorët dhe qindra hektarë që po digjen prej ditësh. Është momenti që çdokush që ndodhet në zonat e rrezikuara nga zjarri të largohet dhe të kujdeset për jetën. Forcat e emergjencës që ndodhen në terren të marrin masa urgjente që brenda mundësive të sigurojnë jetën e banorëve të rrezikuar dhe të shmangin përhapjen e mëtejshme të zjarreve.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here