Buxhuku: Minishengeni nuk ka pse të mos mbështetet, Serbia del më e fituar në këtë nismë

0
101

Në një intervistë për RTV Ora, kreu i Konfindustrias, Gjergj Buxhuku u shpreh se lidhur me Minishengenin flitet për një bashkim të përgjithshëm dhe nuk ka pse të mos mbështetet në shikim të parë.

Sipas tij, nuk ka shumë dijeni se çfarë do të përmbajë kjo nismë në terma afatgjatë dhe se nisma nuk duhet të kthehet në një retorikë politike, por në një tavolinë pune.

Buxhuku: Lidhur me Minishengenin flitet për një bashkim të përgjithshëm dhe nuk ka pse të mos mbështetet në shikim të parë. Por është si gara e disa atletëve, ku disa atletë janë më të aftë. Nëse diskutojmë për një Ballkan të hapur sa i takon bizneset, duhet parë edhe ato mekanizma që balancojnë ato vende që janë më pas lidhur me këtë fushë. Kjo, nga një vrap teorik, të shndërrohet në një vrap praktik me vlera. Të tilla nisma ngelin vetëm në letër ama, sepse ka pasur edhe më parë nisma të tilla. Ne nuk jemi shumë në dijeni se çfarë do të përmbajë kjo nismë në terma afatgjatë.

Këtu ka politikë, por sigurisht që nuk duhet kthyer në një retorikë, por në një tavolinë pune. Nuk është se është bërë diçka publike. Serbia nga ana tjetër është një ekonomi më e konsoliduar. Prandaj duhen elementë shtesë për ekuilibrin e këtyre diferenca. Sigurisht që do të vijë një moment që do të përballemi me Serbinë me dyer të hapura dhe vendeve të tjera. Ne jem prapa dhe duhet të kishim marrë masa gjatë gjithë kësaj kohe. Serbia del më e fituar në këtë nisëm, por nëse merren masa shtesë, unë mendoj se gara ekonomike u bën mirë të gjitha vendeve të rajonit.

Ai shtoi se është dëshpëruese fakti që marrëdhënie ekonomike mes Kosovës dhe Shqipërisë janë në këtë gjendje.

Buxhuku: Është dëshpëruese fakti që marrëdhënie ekonomike mes Kosovës dhe Shqipërisë janë në këtë gjendje. Sot këto marrëdhënie janë në pikën më të ulët historike. Mendoj se rol kanë të dyja palët politike në të dyja vendet për këtë gjë. Ne kemi zhvilluar takime me bizneset e të dyja shteteve, por këtë vit nuk po pranojnë që të ulemi në një tavolinë të përbashkët. Mendoj se këtu kemi një përplasje politike mes dy shteteve, duke pretenduar që ata do të jenë politikanët më të rëndësishëm të shqiptarisë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here