TRE DEKORIME TË MERITUARA NË TIRANË

0
124

Nga Harry Bajraktari

TRE DEKORIME TË MERITUARA NË TIRANË

Përshëndes me gjithë zemër dekorimin e Rexh Xhaklit me Dekoraten “Nderi i Kombit”, nga Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta.
Kam pasur fatin të bashkëpunoj me vite me Rexhë Xhaklin. Kemi qenë bashkë në aktivitete të komunitetit, në takime me politikanë amerikanë, në protesta e tubime për Kosovën e çështjen kombëtare në Washington e New York. Rexha ishte një patriot i vërtetë që nuk e harroi asnjëherë për vendlindjen.
E përshëndes dhe përgëzoj me këtë rast Dr. Shpresa Xhakli, që ka vazhduar me guxim dhe përkushtim rrugën e Rexh Xhaklit me kontributin e saj atdhetar e humanist.
Po kështu kam bashkëpunuar me Skënder Perollin që u nderua me meritë me Urdhërin Kalorës i Skënderbeut.
Me Skënderin kemi punuar që nga fillimi me Ligën Qytetare, me udhëheqësit e demokracisë në Shqipëri e Kosovë. Kur u çlirua Kosova ishim bashkë në grupin e parë të madh të organizuar nga NAAC që vizitoi Kosovën e lirë, në 1999, bashkë me Anthony Athanas, Ekrem Bardha e miq të tjerë.
Skënder Perolli ka punuar pa u lodhur për lirinë e Kosovës dhe demokracinë në Shqipëri dhe gëzohem që iu njoh merita e kontributi që ka dhënë.
Figura e tretë që u nderua sot, Christophet Hyland u bë i njohur me ne kur përfaqësonte guvernatorin Clinton në New York. Lidhjen e parë me të e krijuan Vëllezërit Bitici në restorantin “Mineta” në Manhattan. Që aty lidhja u zgjerua me komunitetin shqiptar.
Nëpërmjet tij punuam shumë që të njiheshim me presidentin e ardhshëm të Amerikës. Në këtë drejtim nga ndihmoi shumë edhe kongresisti Engel që e mbështeti me bindje Bill Clinton-in dhe bashkëpunoi me ekipin e tij që nga fillimi.
Kur Clinton fitoi zgjedhjet, Christopher Hyland siguroi që dy përfaqësues të komunitetit shqiptar të takoheshin me ekipin që po përgatiste administratën e re të Presidentit Clinton. Pata nderin që bashkë me Elez Biberajn të udhëtojmë për në Little Rock, Arkansas për të folur për Kosovën, çështjen e shqiptarëve në Jugosllavi dhe demokracinë në Shqipëri.
Në fund, dua të falenderoj Presidentin e Shqipërisë Ilir Meta që vlerësoi sot rolin e komunitetit shqiptaro-amerikan dhe zgjodhi të nderojë këto tre figura, në ditën e 100-vjetorit të lindjes së Anthony Athanasit.
Shqiptarët e Amerikës do të vazhdojnë të punojnë për të mirën e kombit shqiptar.

Harry Bajraktari
New York

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here