Ambasadorja amerikane në Tiranë Yuri Kim deklaroi sot se mbrojtje e kufijve nga kontrabanda është e rëndësishme për sigurinë rajonale dhe sovranitetin kombëtar.
Ambasadorja e SHBA ndodhej në Kakavijë, pasi SHBA ka dhuruar disa pajisje për doganën e Kakavijës, me ç’rast u zhvilluar dhe një ceremoni zyrtare.
Ajo tha më tej se policia kufitare duhet të bashkëpunojë me agjencitë e tjera ligjzbatuese nëse duan të luftojmë elementët kriminale.
“E kënaqur e krenarë të shoh tri flamuj pas meje. Angazhim i qeverisë amerikanë për të siguruar kufij të sigurt që nuk janë të rëndësishëm vetëm për Shqipërinë. Ky angazhim për përdorimin e ligjshmërisë është dhe do të jetë gjithmonë. Ky angazhim është i palëkundur. Ne nuk jemi të vetëm për rritjen e kapaciteteve të Shqipërisë në këtë fushë, por bashkëpunojmë edhe me Greqinë. Mbrojtje e kufijve nga kontrabanda është e rëndësishme për sigurinë rajonale dhe sovranitetin kombëtar. Konfiskimit e fundit në kufi janë një tregues pozitiv. Policia kufitare duhet të bashkëpunojë me agjencitë e tjera ligjzbatuese nëse duan të luftojmë elementët kriminale. Duhet të jemi pak më të zgjuar dhe të pamëshirshëm, i nxisim agjencitë ligjzbatuese të punojnë krah për krah kundër krimit. SHBA do të mbështesë përpjekjet tuaja”, deklaroi ajo.