Moderatori i njohur, Dorian Ramaliu do të bëhet baba për herë të parë. Lajmin e bëri me dije vetë Doriani pak kohë më parë me anë të një postimi në rrjete sociale.
Së fundmi moderatori së bashku me partneren, Ivën kanë qenë të ftuar në “Pushime on Top”, ku kanë treguar publikisht gjininë e bebit.
“Me thënë të drejtën, edhe unë, edhe Iva kemi qejf për vajzë,” tha ai. Ndërsa pak momente më pas është ndezur tymuesja nga ku ka dalë tymi blu, duke lënë të kuptojmë se çifti do bëhen prindër të një djali.