Reagimet dhe protestat qytetare kanë fituar kundrejt bashkisë së Tiranës.
Bashkia ka vendosur të rikthejë në treg abonetë e përgjithshme për të gjithë qytetarët që përdorin transportin publik.
Shitja e aboneve të përgjithshme do të nisë nga 1 korriku, pas një muaji pezullimi me qëllim përmirësimin e kushteve dhe shërbimit për qytetarët.
Këshilli Bashkiak i Tiranës miratoi sot vendimin për rikthimin e abonesë, pasi më herët po i njëjti këshill kishte miratuar që të hiqte abonetë për 3 muaj, deri në shtator.
Ky proces do të shërbente për kryerjen e një analize studimore në lidhje me trafikun qytetas, për të cilin Erion Veliaj ka marrë 50 milionë euro kredi, pa bërë ende një projekt.