‘Humbëm pak me Beccheti-n’/ Rama shkarkon Muçajn, ja kush është avokatja e re e Shtetit…

0
310

Avokatja e Shtetit Enkelejda Muçaj është liruar nga detyra me vendim të qeverisë së kryeministrit Edi Rama, ndërsa në vendin e saj është emëruar Brunilda Lilo.

Muçaj u bë e famshme pak kohë më parë, kur tha se Shqipëria kishte humbur pak (rreth 120 milionë euro) në betejën me biznesmenin Francesko Beccheti, pasi dëmshpërblimi që ai kërkonte në arbitrazh ishte disa herë më i lartë

Ndërkohë sa i takon zëvendëses së saj, më herët Lilo ka qenë avokate e Shtetit pranë Zyrës së Gjykatave të huaja, ndërkombëtare dhe arbitrazhit ndërkombëtar.

Vendimi

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 21, pika1, 26, pika 5, shkronja “a”, të ligjit nr. 10018, datë 13.11.2008, “Për Avokaturën e Shtetit”, të ndryshuar, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

VENDOSI:

Enkelejda Muçaj lirohet nga detyra si Avokat i Përgjithshëm i Shtetit.

Brunilda Lilo emërohet Avokat i Përgjithshëm i Shtetit. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here