Ka shkuar në pesë numri i viktimave nga shembja e pjesshme e një ndërtese në Miami, Florida. Ndërkohë që ekipet e shpëtimit vijojnë kërkimin, më shumë se 150 banorë të ndërtesës rezultojnë të humbur.
“Prioriteti ynë kryesor mbetet kërkimi dhe shpëtimi si dhe gjetja gjallë e sa më shumë njerëzve që të mundemi,” u shpreh kryebashkiakia Levine Cava said.
Nga operacionet e kërkimit u zbuluan disa trupa, kurse tre viktima të tjera u identifikuan dhe anëtarët e familjes së tyre u njoftuan, tha ajo.
Ndërkohë, nga një raport i 2018-ës i publikuar së fundmi tregon se një inxhinier atë kohë ka gjetur prova të një dëmtimi të madh strukturor nën kuvertën e pishinës dhe “përkeqësim të betonit” në parkingun nëntokësor të godinës 12-katëshe.
Kjo e fundit u shemb papritmas të enjten ndërkohë që shumica e banorëve ishin në gjumë.