Makina me turistët kanadezë ‘zhduket’ në përrua në zonën malore…

0
131

Dy turistë kanadezë të cilët kishin humbur rrugën në një terren të vështirë në malësinë e Skraparit kanë kërkuar ndihmë pasi makina e tyre ishte bllokuar në baltë në një përrua. Në ndihmë të tyre ka shkuar policia lokale, që ka bërë të mundur lokalizimin dhe ndihmën ndaj tyre.

Skrapar

Policia në ndihmë të turistëve kanadezë.

Rreth orës 13:50, në Komisariatin e Policisë Skrapar ka mbërritur një telefonatë nga dy turistë kanadezë, të cilët kërkonin ndihmën e Policisë, pasi për shkak të terrenit të vështirë mjeti i tyre kishte ngelur në baltë në një përrua dhe ata nuk dinin vendin ku kishin ngelur.

Shërbimet e Policisë menjeherë pasi morën njoftimin, nisën kërkimet për turistët dhe pas disa orësh bënë të mundur gjetjen e tyre.

Punonjësit e Policisë iu kanë dhënë ndihmë turistëve, duke u nxjerrë mjetin nga vendi ku kishin ngelur dhe më pas i kanë shoqëruar deri në rrugën kryesore.

Turistët janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe kanë falënderuar Policinë për ndihmën e dhënë.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here