Sot në Portin e Durrësit u kap një tjetër sasi rekord e lëndës narkotike, 300 kg kokainë.
Gazetari Artan Hoxha shprehet se me kapjen e kësaj sasie kokaine, tashmë jemi komplementuar si bazë narkotrafiku.
Postimi i gazetarit Artan Hoxha:
Sot mund te themi me siguri te plote, se jemi te kompletuar si baze operacionale e narkotrafikut…
Deri tani kishim sekuestruar sasi te medha kokaine ne hyrje, tashme kapem nje alamet ngarkese me kokaine dhe ne dalje…
Por ky nuk eshte rasti i pare, kjo thjeshte ishte sasia me e madhe e kokaines, e kapur ne dalje…
Vetem 5 dite me pare, autoritetet Italiane ne Brindizi, kapen nje sasi kokaine prej disa kilogramesh ne nje kamion qe kishte hyre ne Itali me traget nga porti i Vlores. Lenda narkotike u zbulua gjate kontrollit te dyte, pasi kontrolli fillestar nuk kishte zbuluar asgje.
Bashke me shoferin e kamionit u arrestua dhe shtetasi J.H. nga Vlora, nje personazh i arrestuar dhe me pare nga Policia Shqiptare per trafik narkotikesh….