Prindërit iu gjetën të copëtuar në valixhe/ “Mijëra euro u zhdukën”, flet djali i çiftit Pasho: Dyshimet tek ish-e dashura

0
131

Ka folur për herë të parë për hetuesit italiane, Taulant Pasho, djali i Shpëtim dhe Teuta Pashos, të cilët u gjetën të vrarë ne muajin dhjetor ne Itali, ndërsa eshtrat e tyre ishin futur në katër valixhe. Mësohet se Taulant Pasho ka rrëfyer se prindërit e tij kishin një shumë prej disa mijëra eurosh kur kishin mbërritur nga Vlora në Itali, para të cilat janë zhdukur. Ai ngre dyshime se paratë mund t’i ketë marrë ish-e dashura e tij Elona Kalesha, pasi pak ditë pas zhdukjes së prindërve të tij, ajo i kishte kthyer një shumë të madhe parash që ia kishte marrë borxh më parë.

Gjatë marrjes në pyetje nga prokuroret në Como, Taulant Pasho u pyet edhe për lidhjen që kishte me Elona Kaleshen, e cila së bashku me vëllain e saj Denis Kaleshi, akuzohen si autorët kryesorë te vrasjes se çiftit Pasho. 33-vjeçari u shpreh se nuk e dinte që Elona kishte qenë shtatzënë, duke përjashtuar kategorikisht që fëmija të ishte i tij.

Në lidhje me zhdukjen e prindërve, Taulanti është shprehur se nuk kishte telefonuar policinë pasi kishte frikë se mos e arrestonin, por kishte lënë motrat e tij që të merreshin me këtë çështje. Aktualisht Taulant Pasho ndodhet në një burg në Itali, pasi akuzohet për trafikim të lëndëve narkotike.

Kujtojmë që çifti Shpëtim dhe Teuta u gjet dhjetorin e kaluar në katër valixhe të braktisura në një fushë mes burgut të Solliçianos, pesë vite pas zhdukjes së tyre.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here