Vrau bashkëshorten e më pas veten, ja kush është autori…

0
147

Personi në fotografi është Qemal Bici 56 vjeç, i cili vrau veten këtë të Hënë, pasi qëlloi për vdekje bashkëshorten me sëpatë.

Krimi ndodhi orët e pasditen në banesën e çiftit në fshatin Dragostunjë të Librazhdit.

Viktima është Menderie Bici 53 vjeçe. Sipas policisë, pasi qëlloi për vdekje me sëpatë bashkëshorten, 56-vjeçari vari veten.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë ndodhet në vendngjarje dhe po punohet për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të  rrethanave të ngjarjes, thuhet në njoftimin e policisë.

Vrasja e ditës së sotme rrit bilancin tragjik të këtij të muaji, që në 7 ditët e para ka parë 7 vrasje. Tre prej tyre kanë qenë atentate të tipit mafioz e që ende nuk janë zbardhur nga policia.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here