Aksident i rëndë në Berat, dy të lënduar dërgohen me urgjencë në spital…

Një aksident i fortë është regjistruar në aksin nacional Berat-Urë Vajgurore,në fshatin Orizaj.Mjeti tip Benz,me targa AA 987 YJ,duke dalë nga një servis makinash  është purplasur me mjetin tip Seat me targa TR 8536 M,që i përkiste një kompanie security. Si pasojë e përplasjes së mjeteve janë plagosur dy pasagjerët Sose Toska e Sali Toska,që ndodheshin duke udhëtuar në mjetin tip Benz,ndërkohë që dy drejtuesit e mjeteve: Xhavair Atia dhe Gentjan Boçka nuk kanë pësuar lëndime.Të plagosurit Sali e Sose Toska janë transportuar me ambulancë drejt Spitalit Rajonal Berat,ku ndodhen në kujdesin e mjekëve,pasi kanë marrë plagë dhe shembje në të gjithë trupin.Në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta të policisë rrugore,që pasi kanë kqyrur vendin e ngjarjes kanë dalë në konkluzionin paraprak se,shkak për aksidentin është bërë dalja e gabuar e mjetit tip Benz në rrugën nacionale por edhe shpejtësia jashtë normave të lejuara me të cilën po udhëtonte mjeti tip Seat në aksin nacional Berat-Urë Vajgurore.

Aksident i rëndë në Berat, dy të lënduar dërgohen me urgjencë në spital…

Bosi i mafias turke tregon si u

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kërko