Maqedonia e Veriut regjistron 13 viktima dhe 53 të infektuar me koronavirus

0
88

Maqedonia e Veriut të enjten ka regjistruar 13 të vdekur me COVID-19 dhe 53 raste të reja të infektuar me koronavirusin e ri, ndërkohë që 11 persona të tjerë janë shëruar.

Raporti i Ministrisë së Shëndetësisë i referohet testimit të 2.691 mostrave që flet për trendin në ulje të numrit të të infektuarve, por edhe të viktimave krahasuar me periudhës e muajit prill, kur numri i vdekjeve shkonte edhe mbi 50.

Që nga fillimi i pandemisë me koronavirus janë diagnostikuar mbi 155 mijë persona dhe prej tyre 5.369 kanë vdekur, ndërsa numri i rasteve aktive është ulur në 2.499 persona.

Pas uljes së ndjeshme të rasteve të vdekjeve dhe të infektuarve, Komisioni i Sëmundjeve Infektive të pritet të dalë me rekomandimin për lehtësira të reja sa i përket masave kufizuese. Pritet të hiqet vendimi për mbajtjen e maskave në ambientet e jashtme si dhe të shkurtohet ndalimi i lëvizjes.
“Duke marrë parasysh shifrat, të cilat tregojnë një lehtësim shumë të madh të epidemisë, unë jam optimist se javën e ardhshme do të ketë zbutje të masave. Nuk do të doja të spekuloja se për cilat masa në mënyrë specifike, por të gjitha masat e marra do t’i nënshtrohen një kontrolli tjetër shtesë. Ne, si Ministri e Shëndetësisë dhe si qeveri, mezi presim të marrim masat, por pa rrezikuar shëndetin e qytetarëve tanë”, ka deklaruar zëvendësministri i Shëndetësisë, Ilir Hasani.

 

Ndërkohë, kryetari i kuvendit, Talat Xhaferi nuk e ka përjashtuar mundësinë që edhe puna e kuvendit t’i kthehet gjendjes normale. Kuvendi aktualisht punon në një sallë alternative, me qëllim të ruajtjes së distancës, por edhe me ndalesa e kufizime tjera.

 

“Para se të vendosim të kthehemi në sallën plenare, unë do t’i drejtohem Ministrisë së Shëndetësisë, Komisionit për Sëmundje Ngjitëse me kërkesë që të rishqyrtohen protokollet për qëndrim dhe punë në kuvend dhe në kuadër të sugjerimeve të tyre, do të jetë edhe vendimi përfundimtar për atë nëse do të kthehemi ose jo në sallën kryesore, ku zakonisht kemi mbajtur seancat”, ka deklaruar kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi.

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se enjten janë vaksinuar 278 mijë persona, ndërsa numri i qytetarëve të interesuar për vaksinim ka arritur 420 mijë persona

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here