Gerta Heta tregon për humbjen e njërës prej vajzave: Me Gean ka vdekur dhe një pjesë e imja…

Prezantuesja Gerta Heta së fundmi ka rrëfyer historinë e saj të dashurisë me bashkëshortin, Matko Djarmati.

Një dashuri mjaft e bukur e cila ka kaluar shumë vështirësi, teksa fliste për dy vajzat e saj Gerta e përplotur ka rrëfyer periudhën më të zezë të jetës së saj.

Ajo  tregoi një ngjarje fatkeqe që ka shkaktuar humbjen e njërës prej binjakeve që priste.

“Ka qenë një periudhë e zezë e jetës që nuk është se nuk e flas, por është një plagë që është gjithmonë aty dhe sa herë që e flasim, më ngacmohet. Por falë Zotit, kemi vetëm Matean dhe e kemi shëndoshë e mirë se mund të ishte edhe më keq. Po, kemi humbur njërën nga vajzat dhe unë i thashë Matkos që në momentin që humbi Gea, le t’ia vëmë vajzës që jeton emrin Matea sepse me humbjen e Geas ka humbur dhe Gerta. Domethënë, Gerta-Gea, me vdekjen e saj ka vdekur edhe një pjesë e imja”-tregoi Gerta ditën e djeshme në rubrikën “Gjysma ime”.

Gerta Heta tregon për humbjen e njërës prej vajzave: Me Gean ka vdekur dhe një pjesë e imja…

Ankimimi i PD për Shkodrën, KAS kërkon

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kërko