U vra në Shkodër, flet gruaja e Endri Mustafës: Nuk na e bëri Ibrahim Lici…

0
158

Edhe pse policia ka shpallur në kërkim, Ibrahim Licin, si autor të dyshuar për vrasjen e 32-vjeçarit, Endri Mustafa, bashkëshortja e këtij të fundit është shprehur se me familjen e Licajve nuk kanë pasur kurrë probleme.

Ajo ka thënë se është e sigurtë, se bashkëshortin e saj nuk e ka vrarë Ibrahim Lici.

Ingrid Mustafa bashkeshortja e Endri Mustafes:

“Nuk kemi patur kurrë asnjë problem me familjen Lici.

Burri im ka qenë shok me djemtë e tij. Unë e kam thënë edhe në polici se Ibrahim Lici nuk ka lidhje me vrasjen dhe habitem si e kanë nxjerrë sepse nuk ka asnjë lidhje dhe jemi 100% të sigurtë se nuk ka ndodhur nga Ibrahimi. I kemi komshi dhe nuk kemi patur kurrë asnjë problem me ata. Atë natë në dhjetë të darkës Endri kërkoi të dilte nga banesa dhe më tha më jep një xhakovento dhe më tha po shkoj deri në livade dhe po vij për 10 minuta, nuk po vonoj tha.

Unë i thashë të lutem mos del se është natë por me tha nuk vonoj dhe vij menjëherë. Doli me këtë djalin komshi 15 vjeçin, ai po e kërkonte që nga mesdita. I kishte bërë disa muhabete 15 vjeçari por nga që ishte në atë moshë nuk ia kemi vënë veshin dhe i thash mos u merr me të sepse e njihnim çfarë fëmije është dhe se me kë merrej ai.

Burri e anashkaloi atë dhe iku në 10 të darkës dhe nuk u kthye më. Nuk më ka thënë se për çfarë po shkonte dhe as se çfarë do të bënte.

Nuk e di arsyen e vrasjes sepse Endri nuk ka patur asnjë konflikt me askënd dhe nuk i ka bërë askujt keq. As nuk ka patur kërcënime dhe as nuk ka kërcënuar kënd. Ai 15 vjeçi erdhi për qejf dhe kaq sepse Endri nuk ka dalë jashtë sepse nuk kishte besim tek askush.

15 vjeçi i ka thënë burrit që nuk po të shkruaj mesazhe por dije që kur të dërgoj një fotografi të një kali dil jashtë. Një djalë 15 vjeç të shprehet ashtu se di, dikush është pas tij sepse nuk kemi patur konflikt as me të.

Që kjo ka lidhje me Lict nuk është e vërtetë dhe unë e kam deklaruar edhe në polici sepse kemi shkuar shumë mirë.”

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here