U gjet i vrarë me 7 plumba, kush e nxorri nga banesa Endri Mustafën? Çfarë i tha 15-vjeçari i arrestuar?

0
179

Ingrid Mustafa bashkëshortja e Endri Mustafës, i cili u gjet i vrarë ditën e djeshme pranë livadheve, në lagjen Guerrile, ka dhënë detaje të reja lidhur me krimin e rëndë. Viktima ishte ekzekutuar me 7 plumba, 3 prej të cilave në kokë, 3 në gjoks dhe 1 në gojë. Policia ka shpallur në kërkim Ibrahim Licin, si autorin e dyshuar të ngjarjes, por informacionet zyrtare të policisë janë hedhur poshtë si nga familja Lici, ashtu edhe nga bashkëshortja e viktimës.

Sipas saj, bashkëshorti i ndjerë tashmë, kishte vetëm pak kohë që ishte kthyer në banesën e tyre.

“Endri ka qenë në kërkim nga policia dhe erdhi për festen e Bajramit në shtëpi sepse kishte kohë që nuk i kishte parë fëmijët. Nuk qëndronte në shtëpi por vinte nganjëherë”, ka thënë më tej.

Lidhur me këtë ngjarje është arrestuar një 15-vjeçar dhe është shpallur në kërkim Ibrahim Lici. Po ashtu në pranga ka rënë edhe një tjetër person i quajtur Edison Arazi, 26 vjeç, pasi akuzohet se kishte dijeni për ngjarjen.

Por nga ana tjetër Ingrid Mustafa, i heq dyshimet se vrasja e bashkëshortit të saj mund të jetë kryer nga Ibrahim Lici, tashmë i shpallur në kërkim si i dyshuari kryesor i vrasjes.

Sipas saj 32-vjeçari i ndjerë ishte mik me fisin e Licve. Ajo ka shtuar se dikush fshihet pas 15-vjeçarit të arrestuar.

Në një deklaratë për mediat, Ingrid Mustafa është shprehur se 15-vjeçari diçka i kishte thënë Endrit Mustafës, gjatë ditës kur u zhduk. Ndërkohë në darkë i kishte çuar një mesazh që duhet të dilte.

Duke qenë se ishte në kërkim, Endri Mustafa, sipas bashkëshortes së tij, ruhej nga çdokush i huaj, por 15-vjeçari i kishte thënë diçka që e nxori nga banesa.

“Endri nuk ka dalë jashtë sepse nuk kishte besim tek askush. 15 vjeçi i ka thënë burrit që nuk po të shkruaj mesazhe por dije që kur të dërgoj një fotografi të një kali dil jashtë. Një djalë 15 vjeç të shprehet ashtu se di, dikush është pas tij sepse nuk kemi pasur konflikt as me të.” ka thënë ajo.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here