Deklarata e fortë/ Kadilli i sigurtë: Unë do të fitoj, nuk diskutohet…

0
134

Fatbardh Kadilli është shprehur i sigurtë, se përballë kreut të PD, Lulzim Basha ai do të jetë fitues.

I ftuar në studion e ABC News, Kadilli ka thënë se Bashës i pëlqen të ketë luksin e të qenit kryetar dhe nuk mban përgjegjësi për humbjen.

Kemi pasur disa momente produktive, por kemi qenë të qartë me njëri-tjetrin. Po humbe do më kesh përballë, i kam thënë.

Kam qenë shumë i qartë. Kryetari i partisë ka luksin të zgjedhë deputetët. Ta bashkojë çdo kapacitet. Basha pëlqen të ketë luksin e të qenit kryetar partie. Nuk mban përgjegjësi. Ky e ndan partinë. 

Kam një qasje për traditën e ngjarjes politike. Kam patur mundësinë 30 vjet të kuptoj çfarë ndodh me partinë time. Kam mësuar shumë nga përvoja e të tjerëve. Ka qenë mos çuarja deri në fund e një procesi politik. Përballë Bashës, jam i bindur se fitoj unë”, shprehet Kadilli

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here