Denoncimi/ Ja sesi kandidati i PS-së bleu votat me ushqime në Berat

0
246

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar disa foto dhe një mesazh për të cilin tregon se ka ardhur në adresë të tij dhe pretendon shpërndarjen e ushqimeve para zgjedhjeve.

Sipas mesazhit, në fshatin Duanas, janë shpërndarë ushqime nga njerëzit e kandidatit të PS në Qarkun e Beratit Fadil Nasufi.

“… Ndërkohë, në qytetin e Beratit, fshati Duanas, ku njerëzit e Nasufit kanë shpërndarë ushqime…”, lexohet në mesazh, ndërsa ish-kryeministri sjell edhe foto që mbështetin akuzat.

 

Ndërkohë, ish-kryeministri, në komentin që shoqëron postimin, shkruan: “Gjate fushates: Vote me ble! Vote me ble! sb”

Kujtojmë se për Qarkun e Beratit, PD dhe LASI kanë kërkuar në KAS ripërtëritjen e zgjedhjeve.

Në këtë qark, PS mori 5 mandate dhe PD 2. PS e mori mandatin e 5-të me 77 vota diferencë nga LSI. Vota të pavlefshme rezultuan 5292.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here