Aksidenti te Vasil Shanto! Makina humb kontrollin dhe përplas këmbësoren në trotuar

0
339

Dy kalimtare janë aksidentuar mbrëmjen e sotme në Tiranë si pasojë e një aksidenti. Policia njofton se rreth orës  20:55 te “Vasil Shanto” një makinë me drejtuese F. Z., 47 vjeçe, ka dalë nga rruga duke përfunduar në stacionin e autobusit.

Si pasojë ka aksidentuar dy këmbësore të cilat u dërguan në spital, për të marrë ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Paraprakisht dyshohet se drejtuesja humbi kontrollin e makinës për shkak të shpejtësisë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here