Efektivi i RENEA-s hodhi kokainën sa pa policinë, pakoja me mbishkrimin “Baron”. Si u kap në flagrancë me 2 të tjerë në rrugën e vjetër të Ndroqit

0
90

Detaje të tjera zbulohen nga operacioni antidrogë në Tiranë, ku u arrestuan tre persona, mes tyre një efektiv i forcave RENEA. Gazetarja Klodiana Lala raportoi për “BalkanWeb” se arrestimi i tre personave Xhuljo Liçi, 28 vjeç (efektivi) nga Fieri, Ded Nimani, 62 vjeç (nga Puka, me banim në Tiranë) dhe Luan Gaçi, 43 vjeç nga Vora është kryer në flagrancë, në kohën që po merrej droga.

Operacioni është zhvilluar paraditen e sotme rreth orës 11:12 në aksin rrugor Durrës-Tiranë, rruga e vjetër e Ndroqit, në një bar kafe.

Shërbimet e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve kanë konstatuar të parkuar një automjet të markës “Benz” me targa AA463TO me drejtues shtetasin Luan Gaçi dhe po në këtë vend afrohet dhe parkohet automjeti i markës “Benz” me targa AB892BZ me dy shtetas, ku drejtues ishte shtetasi Xhuljo Liçi dhe pasagjer shtetasi Ded Nimani.

Shtetasit Xhuljo Liçi dhe Ded Nimani dalin nga automjeti duke shkuar për tek bagazhi i automjetit të dytë ku ndërkohë afrohet edhe shtetasi Luan Gaçi. Pasi afrohen të tre personat hapin bagazhin e automjetit dhe Xhuljo Liçi ka nxjerrë një pako në formë drejtkëndore e mbështjellë me celofan transparent ku brenda saj dyshohej se kishte lëndë narkotike të llojit “kokainë” dhe po e mbante në dorë në prezencë të shtetasit Ded Nimani dhe Luan Gaçi duke biseduar me ta.

 

 

Në këtë kohë është bërë ndërhyrja nga ana e policisë, duke neutralizuar personat e mësipërm dhe në momentin që është ndërhyrë efektivi Liçi ka hedhur pakon në tokë. Pakoja e dyshuar me kokainë kishte mbishkrimin “Baron” dhe pas peshimit rezultoi me peshë 1088.2 gram.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here