Një tentativë për tallje me Bashën që nxorri lakuriq mediat e oborrit

0
301

Prej disa orësh mediat e oborrit, sic njihen ndryshe portalet dhe TV-të që i shërbejnë vetëm propagandës së pushtetit kanë publikuar një lajm me synim tallës për kreun e opozitës. Sipas këtyre mediave Basha ka bërë një gafë sepse sot në ditën e Bajramit ka shkuar për vizitë te Baba Mondi që është kreu i Bektashinjve. Dhe menjëherë sapo një media e oborrit e publikoi këtë lajm me vrap të gjitha të tjerat rendën ta hidhnin në faqet e tyre, duke tentuar ta kthejnë kreun e opozitës në qesharak.

Të jemi të qartë, që Basha ka mbi supe gafa politike, këtë nuk e vë në dyshim njeri. Aq më tepër tani që është në pozita të vëshitra brenda partisë për shkak të rezultatit të 25 prillit, për të cilin para mbajtjes së zgjedhjeve kishte premtuar se do të siguronte fitoren dhe do ndalte hegjemoninë e socialistëve. Por kjo është një temë tjetër dhe që nuk ka lidhje me lajmet e sotme.

Aq të zellshme janë në shërbimin e tyre këto media, sa as nuk tentojnë fare të paktën të gugëllojnë në internet e të marrin informacione për bektazhizmin. Por të bësh një gafë të tillë duke ndarë bektashinjtë nga myslimanët, vetëm këto media mund ta bëjnë. Sa për informacion dhe në dijeni të mediave të oborrit vëmë në dukje nga informacioni zyrtare mbi bektashinjtë se:  “Bektashi është një tarikat mysliman që ka marrë emrin nga Haxhi Bektash Veliu, , por u themelua nga Ballëm Sulltani.Tarikati, qendra e të cilit është në Tiranë, është i përhapur në Anadoll dhe Ballkan, ka qenë veçanërisht i fortë në Shqipëri, Bullgari dhe ndër grekët myslimanë të periudhës osmane. Urdhri përfaqëson rrymën shpirtërore zyrtare të bektashizmit.

Përpos Haxhi Ali Bektashit, tarikati duket të jetë ndikuar nga Hurufitë dhe Kalanderitë dhe besojmat shi’ite të Anadollit të shekullit të 15. Praktikat mistike dhe ritualet u renduan nga Ballëm Sulltani në shekullin e 16, kur shumë praktikat e veçanta të tarikatit morën formë.

Disa akademikë janë të mendimit se bektashizmi ka përzier koncepte Shi’i dhe Synni. Përgjatë historisë, bektashijtë mbahen të kenë pasur ndikim si tek elita intelektuale osmane ashtu edhe tek fshatarësia. Sikundër myslimanët e tjerë, shumica e bektashinjve nuk e hanë mishin e derrit. Bektashinjtë falen vetëm dy herë në ditë dhe faljen nuk e bëjnë detyrimisht me fytyrë nga Meka”.

 

Vetëm kaq mjafton për të kuptuar se dita e Bajramit është një ditë që festohet edhe nga bektashinjtë, madje shumë prej tyre edhe agjërojnë. Jo më kot vetë Baba Mondi ishte sot në mëngjes i pranishëm në faljen e Bajramit në sheshin Skënderbej.

Ne rreshtin e pare te faljes sot ne mengjes te Bajramit ndodhet edhe Baba Mondi

Ndaj ky ‘scoopi’ i meidave të oborrit më shumë se i tillë shërbeu për ti identifikuar edhe një herë ato në verrionin e tyre më nudo.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here