Sulmohet në errësirë/ Plagoset me sende të forta 31-vjeçari në Dibër

0
80

Policia e Dibrës ka shpallur në kërkim tre persona të cilët kanë goditur në errësirë dhe kanë plagosur me sende të forta një 31-vjeçar.

Ja njoftimi i plotë i policisë:

DVP Dibër

U konfliktuan dhe më pas goditen me sende të forta një 31-vjeçar, identifikohen dhe shpallen në kërkim policor 3 shtetas.

Në orët e mbrëmjes në qytetin e Burrelit, shërbimet e Policisë kanë marrë informacion se po ndodhte një konflikt mes disa personave. Menjëherë është shkuar në vendin e ngjarjes dhe kanë konstatuar se shtetasi A.A., 31-vjeç, pas një konflikti për motive të dobëta është goditur me sende të forta nga tre persona të tjerë, të cilët pas mbërritjes së policisë në vendin e ngjarjes, duke përfituar dhe nga errësira janë larguar.

 

Në vijim të veprimeve hetimore për zbardhjen e ngjarjes, nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Mat, janë identifikuar dhe janë shpallur në kërkim tre autorët e dyshuar të ngjarjes për veprën penale “Plagosje e lehtë me dashje”, dhe konkretisht shtetasit : E.B(H). ; S. H.; A. SH; banues në Burrel.

Vijon puna për lokalizimin e vendodhjes dhe kapjen e tyre

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here