Përndiqte dhe tentonte të hynte me dhunë në shtëpinë e 26 vjeçares, arrestohet 34 vjeçari në Skrapar

0
110

Skrapar

Nga specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Skrapar u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Olgert Sinanaj , 34 vjeç, banues në Skrapar, pasi ka bërë kallëzim një shtetase 26 vjeçe, se ky shtetas e ka përndjekur, ngacmuar dhe ka tentuar të hyjë me dhunë në banesën e saj.

Gjithashtu, ky shtetas ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj familjarëve të tij, në mënyrë të vazhdueshme.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprat penale “Përndjekja” dhe “Dhuna në familje”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here