KAS pranon provat e subjekteve politike për zgjedhjet në Gjirokastër, rrëzon kërkesën e PD-LSI për prova të reja

0
691

“Me shumicë votash, KAS vendosi pranimin e provave të depozituara nga subjektet në KQZ dhe rrëzimin e kërkesave të PD-AN dhe LSI për marrjen e provave nga institucionet dhe entet e tjera publike. Dy anëtarët e KAS kërkuan nga Administrata e KQZ-së verifikimin nëse kanë qenë pjesë e administratës zgjedhore emrat e shtetasve të depozituar nga LSI, si dhe këqyrjen e të dhënave të pajisjeve PEI për kryqëzimin e të dhënave për qarkun Gjirokastër. KAS vendosi pezullimin e vendimmarrjes për tre kërkesat ankimore deri në paraqitjen nga Administrata e KQZ-së, e dy provave të kërkuara.”. Ky ishte vendimi i marrë nga KAS sot ne mbledhjen e zhvilluar.

Nderkaq PD, LSI dhe Kreshnik Mërxhani i Vetëvendosjes i kërkuan Komisionit të Ankimimeve dhe Sankisoneve që rezultati i zgjedheve në Gjirokastër të shpallet i palvlefshëm dhe të ripërsëriten votimet në të gjithë qarkun. Ankimimin e tyre demokratet e argumentojnë me akuzat për blerjen e votave nga lidhjet e drejtuesit të qarkut me persona me rekorde kriminale si dhe dyshimet për votime të dyfishta.

“Vërejmë ndërtimin e një skeme kriminale të shtrirë në mënyrë kapilare në të gjithë qarkun e Gjirokastrës, nëpërmjet përfshirjes së personave me rekorde kriminale duke ndikuar në shpërndarjen e mandateve.”

LSI pretendon se karantinimi i detyrueshëm e emigrantëve shqiptarë të ardhur nga Greqia kanë ndikuar në rezultatin e kësaj force politike në bashkinë Dropull.

“Kjo ka bërë që qytetarët e Dropullit mos të ushtronin të drejtën Kushtetuese për të votuar dhe ndikimi ka ardhur dhe ka dhënë pasojat e veta në mandtin e parë të LSI. “

Ndërsa kandidati i VV në qarkun e Gjirokastreës akuzon komisionerët se kanë plotësuar fletët e votimit duke i bërë ato të pavlefshme.

“Në KZAZ 79 në qarkun Gjirokastër shihet jë numërues i akredituar nga KQZ duke përdorur një stilolaps.”

Por PS mendon që ankimimet e PD dhe LSI janë opinione dhe nuk janë të bazuara në ligj.

“Në çdo rast karta për pavlefshmëri bëhet për çdo qendër votimi, është një kërkesë e mbështetur në deklarata që shumica janë shpifje dhe opinione. “

PD dhe LSI-së akuzojnë se PS duke e vendosur të gjithë shtetin në shërbim të saj ka lejuar disa qytetarët të ardhur nga Greqia që të mos karantinohen por të votojnë.

“Rreth 500 qytetarë kanë hyrë në pikat e kalimit kufitar të jugut për të aksesuar dhe për të mos vetëkarantinuar. Për më tepër  kanë qenë ata që kanë qenë të ngarkuara me detyra zgjedhore. “

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here