Detajet nga vrasja në Elbasan/ Autorët goditën me dhjetra plumba viktimën

0
106

Detaje të reja janë zbuluar nga vrasja e një natë më parë në Elbasan.

Sipas burimeve në polici thuhet se janë sekuestruar shumë kamera sigurie biznesesh përgjatë aksit Elbasan – Metalurgji dhe Elbasan – Rrogozhinë, akse që janë përdorur nga 2 atentatorët për t’u larguar mbas ngjarjes.

Ndërkohë në trupin e viktimës janë gjetur të paktën 10 plumba, të cilët i kanë përshkruar zonën e barkut. Sipas autopsisë, qitjet janë bërë nga një distancë e afërt.

Viktima Everest Çaka më parë njihej si Ibrahim Çaka dhe ka qenë i akuzuar për vrasjen e Gëzim Alikajt në 2010-ën, sepse vëllai i Alikajt i ekzekutoi vëllanë në Spanjë.

Po ashtu disa muaj më parë, në vitin 2020, Çakës iu vra kushëriri, Arjan Spahiu në Belgjikë me 8 plumba.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here