Dera e Ferrit  – Harta e Burgjeve

0
998

Dera e ferrit, dhe harta e burgjeve në qytetin tonë, janë nji pjesë e këtij mendimi që po nisi e shkruaj. Kte fund javë, isha në vendlindje. Instikivisht më ndalen kambët para  “Degës së Mbrendshme”. Godina  ma e urrejteshme e çdo shkodrani. Sot, aty ashtë kthye në vendin e Dëshmisë së Kujtesës. U ndala në derë….Të binte në sy një shprehje në një basoriliev të shkruar “Mos harroni t’i kujtoni”

 

Nga Jozefina Traboini

 

Dera e ferrit, dhe harta e burgjeve në qytetin tonë, janë nji pjesë e këtij mendimi që po nisi e shkruaj. Kte fund javë, isha në vendlindje. Instikivisht më ndalen kambët para

“Degës së Mbrendshme”. Godina  ma e urrejteshme e çdo shkodrani. Sot, aty ashtë kthye në vendin e Dëshmisë së Kujtesës. U ndala në derë….Të binte në sy një shprehje në një basoriliev të shkruar “Mos harroni t’i kujtoni”. Oh sa shumë më theri kjo shprehje në shpirt!!!! T’ju tham të drejtën isha vetëm….dhe çfarë trishtimi pata të kaloj pragun e ksaj derë…. ma besoni… ato dy kambë shkallë…që në rininë teme e kisha kalue disa herë, nostalgji vajtuese.

Në derë m’u paraqitën Harqe- Rrethi të kuq flakë… sa bukur, ngjyra e gjakut te njerzve të pafaj, por edhe nji ide gjeniale e idesë së ktij muzeu. Ferri – aty ku hyjë e nuk dije si dilje apo nuk dilje kurrë. Një tjetër shprehje, elite për në Shkodrant  ishte e shkrueme me të madhe: Shkodra, Qytet-Burg….Çfarë rrugetim dhimbjesh, çfare rrënqethjesh emocionale?

Aty te hekurta te ftohta akull, rrinin qelite e paraburgimit, ishin kthye ne nje muze kujtese. Kush ka lexue dicka qe ka shkrue Pader Zef Pllumbi, kjan e idhnohet  me shprehjet e tij “Kur njerzve i mungon zemra, nuk ashte ma njeri”. A ka gja ma te vertete se kjo?! Tuj ece neper mozaiket e bukur te ktij koridori te muzeut mu shfaqeshin, birucat e erreta pa drite, pa ajer  qe ishin kryevepra e krimit vlla – vrases, te njeriut me njeriun  qe ishin Shqiptare. Si mund te kete ekzistue kjo qenie antinjerzore, dhe me dashje i kane harrue  keto? Qytetit tone i kishte  hi terrori, frika, ky popull ishte  rob lufte klasash  ne vendin e vet, dhe kto torturues  neper kto biruca e burgje, nuk ishin gja tjeter veq kafshe me ftyra njerzish te veshun me uniforma oficeresh e policesh xhelate te kuq, qe mbanin shkopij mjete mbytese per njerzit qe kundershtonin partine e tyne. Kto lloj seret ishin te zhvezhun nga cdo lloj ndjenje shpirtnore e morale.

⁃ Dega e Mbrendshme –

⁃ Rezidenza e Krimit Komunist.

– Shtepia e Bombardimit mendor.

⁃ Kjo te nenkuptonte te ktheje majat nga ke kthy thembrat  e te zhdukeshe nga kjo bote. Gjithçka nen kontroll si befte e nje vdekjeje.

⁃ Ky vend i boshlleqeve misterioze ecte me moton te largoheshe nga jeta me pelqimin e partise dhe njerzve te saj. Ishte shume e jetueshme ajo cka pashe ne Muzeun e Kujteses. Muret flitshin vete, gja qe per mue nuk ishte e lehte. Aty ishin rreshtue ne varg per nji me qindra foto te burgosurish , te pushkatuarish, te interrnuarish. Pashe njerzit e mi nji e nga nji, i fotografoja e me rridhnin lot, lot shume..Pashe babat  e  shoqeve te mia, te afert shoke e miq te familjeve tona Shkodrane. Ato foto te hidhuna me fryrat e tyne te vrazhda ne asnji nga ato qe pashe me qindra nuk verejta nje te nenqeshte jo ma te buzqeshte..

Çfare tragji – komedie ashte lujte me kto njerez, çfarë? çfarë? Kush ka nji pergjigje?

Ktu te nepej mundesia te shifje mosmirejohjen, moskokeqarjen, te kujtojshe kemishezijte me duar te lame me gjak torturash. Une sot shifja nje arkitekture te bukur te ktij muzeu, por flitshe me vedi e thojshe: “A ka burg te kandshem”? Kto biruca te shekullit, te rrenueme ishin modernizue duke u gershetue me ndjeshmerine historike te ketij qyteti. Pata miresine te diskutojshe me  ate njeri qe e drejtonte kte muze Z. Pjerin Mirditen nje historian i ri, kembyem mendime se si, e sa drejte e ne menyre te plote ishte mundue per punen e zellshme qe kishte ba ne kete  muze, tuj me shpjegue se si “Falja e perulja nuk erdhi kurre per kto njerez”.  Folem  per denimet, tmerrin e torturave, fotot e vetmine e tyne. Lexova citate te ndryshme, thanie te mendjeve te medha  ne ato mure qe gjithe jeten thirren ‘Liri’ kujtova kangen e vajtimit , ate te gjyses seme qe ja kishte thure djemve te saj qe ishin me radhe ne keto foto.

Foto te rreshtueme aq bukur ne qetsine e tyne te perjetshme, tuj shikjue ne kandveshtrimin e tyne burrnor…. Sikur me flitshin e me thojshin “ jena te lumtun qe erdhe me na pa”. Sa jete te thyeme ne mes, sa anderra te shkatrrueme, Sa jete kerkuan mbijetese, tuj ju marre driten e diellit, e tuj ju dhane vdekjen si dhurate. Ne historikun  e ketij Muzeu shkruhej se Shkodra , ishte Qyteti me i persekutuar i Shqipnise. Po pse? Pse ndodhi kjo, sepse Shkodranet nuk e deshten kurre komunizmin dhe komunistat. Shkodranet ishin kunder dhunes dhe u perbadhen me te per 50 vjet, e kjo vazhdon edhe sot per Qytetin tone.

Shkodra e lavdishme kudo me bijte e saj ishte qyteti me fatkeq  per te cilin clirimi i saj u kthye ne roberi. Shkodra ashte qyteti ku u zhvilluan dy revoltat e para ne Europe, te rregjimit gjakatar, ate te Kelmendit te Malsise se Madhe  ne 1945, dhe ate te Postribes ne 1946. Shkodra ashte qyteti i lirise, ashte qyteti i kultures se qytetnueme, te cilet emisaret e kuq  nuk e donin kete gja te Shkodres legjendare ne shekuj. Vazhdoja te fotografoja  me cel tem, u ndala te xhami i nje dritare, ishte oborri, tesh me bar te njome  i gjelbert, dikur vend  per te mbajte te lidhun te burgosunit. Fotografoja dritaret e vogla qe sot ishin restaurue, e lyer me ngjyre gri te erret .Sa djelm nanash u turtoruen nder to. Mendojshje sa nana te shkreta shkelen ne kete dere te mallkueme tuj pru me vedi tesha e ushqime per bijte e tyne, e ne ikje merrnin me vedi tesha te gjakosuna, nje nder to ishte dhe gjyshja jeme e mjere. Harta – te Burgjeve  pa fund ne qytetin tone, memorie Shkodrane, deshmi te gjalla per brezat e sotem. Nje tjeter faqe muri me fotot e klerikeve te pushkatuem. “Feja opium per popullin” hajde zbertheji kto shprehje nje populli 80% me prejardhje fshatare ne injorance  te plote te nje fukaralleku te pashoq? Feja  per komunistat ishte pengesa  me e madhe, sepse Intigjigjenca- truni- kultura-shkenca- arti- leteratura-historia – filozofia etj etj., ishin vete kleriket qe shkelqyen me shkollimet e tyne ne vendet e ndryshme te botes. Dhane jeten per te mesue prind tone, tuj i fale vlerat njerzore. Por qe per ideologjine marksiste ishte botkuptim antinjerzor. Eleminimi i figurave klerikale me gjyqet e tyne masive ishte lufta dhe shkaterrimi i tij perfundimtar. Ne duhet te ishim i pari vend  ne bote ateist.  Ecja hap pas hapi, u ndalja lexojshje, shifshe  u fukusoja me sy pa ju nda shulave te birucave, te murrme te hekurta, te shemtueme, shula qe mbyllen  jeten e shume djemte e bijve e bijave Shkodrane.

Çfare te shkruash e te rrefejsh ma per numrin e te pushkatemve ku kalon numrin mbi 6000 çdo shqiptar e di. Monotoni fjalesh, doreshkrime kulmore, elemente origjinale te perdorura per tortura fizike e psikologjike. Vend i çuditshem, por dhe kuplim plotë. Vend kacafytje liri a vdekje. Kriminelat e kuq nuk kane bese edhe në elementin ma besnik që ato mund të besojne. Agjitacioni individual arriti te rrenjose vetem urretje, shqiptari per shqiptarin. Kjo ishte nji hakmarrje e tmerrshme. Tek ne u ba ajo qe quhej lufte e ftohtë me shpirtra të hekurt.

M’u duk se kalova nji dite te merzitshme, tuj ja rrëfye nanës teme ate në pak çka pashë tuj i shtue kureshtjen sa pak i diftova. E kush i kujton kto njerëz qe aq shume i dhanë demokracisë, gjanë ma të shtrejte, rininë dhe jeten, perveç se atyne qe e kane vujte ne lekure e ne familje. Edhe njihere falenderoj Z. Mirdita për ndihmesen qe me dha. Familjare e njerzit e mi, miq  e mikesha te mia, shoqe e shoke te mi  une sot u cmalla edhe per ju tuj i vizitu e tuj i falenderu ne heshtjen teme modeste me dore ne zemer qe “ Na nuk ju harrojme kurre” Mu duk sikur u cmalla per tane Shkodrant, ne numrin shumes, tuj kene e ndergjegjesueme per kohen e gabueme, e cila te mos perseritet ma ashtu siq lexova ne dalje “ Popujt qe harrojne te kaluaren e tyre, detyrohen ta përsërin atë” , G. Santayana. Bana nji foto tuj buzeqesh per krenarinë tyne. Dola zbrita shkallët e mërzitshme por të pafajshme, ecja e heshtun me sy te njomun dhe mendjen mbrapa, tuj ndi zanë Shkodranësh teshma në nji kohë e epokë tjetër, por që prap mbeten rrugët e njerzit e saj te ktij qyteti martir per liri e demokraci. Une isha te vendi i kujteses, mos harroni edhe ju shkodranet tone trima qe u perbadhen me diktaturen ma te eger ne Europe. Faleminders.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here