Pano Soko bën akuzën e rëndë: Me urdhër nga lart, paraja e pisët ndikoi në fushatë

0
183

Në lidhje të drejtëpërdrejtë me edicionin e orës 17.00 të Syri Tv, me gazetarin Bledian Koka, aktivisti i ‘Nismës Thurje’, Pano Soko duke komentuar raportin e Nismës Globale mbi pastrimin e parasë në Shqipëri, tha ndër të tjera se në Shqipëri paraja e pisët jo vetëm që ka ndikuar në garën elektorale, por pastrohet me dijeninë dhe urdhër nga lart.

‘Gjetjet e raportit nuk janë një suprizë. Ne na bënë shumë përshtypje ky raport kur të huajt na e vënë në dukje, pastrimin e parave. Ka filluar që në vitin 2017, mekanizmi i cili do të vinte në jetë një megapastrimi të parave këtu. Dhe këto fillojnë që me lejet e ndërtimit të dhënë kryesisht në Tiranë. Në 2016 patëm një dyshifshim të vlerës së ndërtimit. Pra ky ishte një mekanizëm për pasjen e një makinerie funksionale që të mundësonte të absorbonte sa më shumë paranë e pistë. GI po na vë në dukje, kur në 4 vjet janë dhënë 4 milion metra katrorë leje ndërtimi.  Ndërkohë që rritja e popullsisë në Tiranë ka ardhur duke uluar, ndërsa nga krahu tjetër kemi ekonominë, që nuk është rritur, ku jemi në një krizë ekonomie që ka filluar para tërmetit.

Kjo gropa, nëse nuk e mbushin kanalet e ligjshme, emigrantët, ekonomia, do të mbushet nga kanalet e tjera, siç janë kompanitë off shore, ose ata që vijnë me çanta me lekë për apartamentet.

Unë jam ndër viktimat e faktit që kjo ndodh, të një historie që efektet i shikojmë në garë elektorale.

Janë këto para që mundësojnë mbajtjen në pushtet, financimin e pushtetit, në garat elektorale që zhvillohen. Problemi këtu është se ka se një vullnet politik, dhe këtu paraja pastrohet me leje nga lart.’

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here