Shtohen alergjitë, vuajnë 6.2% e fëmijëve. Mjekja: Simptomat mund të shfaqen edhe në moshë madhore

0
100

Në periudhën e pranverës ka një rritje të numrit të personave që shfaqin probleme alergjike. Mjekët alergologë shprehen se për shkak të ndryshimeve klimatike është zgjatur koha e polenizimit duke sjell dhe një kohë më të gjatë të shfaqjes së problemeve për personat që vuajnë nga riniti alergjik.

“Këto janë alergenët e stinës të cilët shkaktojnë probleme siç janë simptomat me bllokim hundësh, rrjedhje të ujshme të hundëve, kruarje hunde, kruarje sysh, lotim dhe skuqje sysh, ndonjëherë kollë të thatë dhe vështirësi në frymëmarrje. Kjo periudhë nis nga muaji Mars deri në 10-ditëshin e parë të qershorit. Si pasojë e ndryshimeve klimaterike kjo periudhë polenizimi ka ndryshuar goxha dhe është zgjatur”, është shprehur Gjustina Loloçi, mjeke alergologe për ”Tv Klan”.

Fëmijët që vuajnë nga alergjitë po vjen në rritje. “Ka rezultuar 20% në të gjithë botën dhe në vitin 2011 dhe 2012 në Shqipëri në një studim të bërë këtu, në moshat shkollore rezultoi 6.2%”, ka treguar mjekja alergologe Gjustina Loloci.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here