Makina i përfundoi në lumin Osum, ja kush është 28-vjeçarja, punonjëse e bashkisë Poliçan

0
79

Anxhela Ibro, 28-vjeçarja  që po drejtonte automjetin që rast nga lartësia e urës në Vertop të Beratit duke përfunduar në Lumin Osum është punonjëse e Bashkisë së Poliçanit.

Ajo po udhëtonte në automjet bashkë me një tjetër person, në momentin kur pësoi aksidentin duke dalë nga rruga.

Për shkak të plagëve të marra si pasojë e aksidentit, ajo u dërgua me urgjencë drejt spitalit të Traumës në Tiranë për të marrë një ndihmë më të specializuar mjekësore.

Mjeti tip Audi, me targa AA 723 LK ka përfunduar disa metra poshtë në zhavorrin e lumit Osum, ku fatmirësisht nuk ka pasur prurje.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here