Kërpudhat nuk bindin/Të afërmit e familjes nga Gjilani, dyshime dhe akuza për neglizhencë: Qeni pse ngordhi?!

0
72

Mes dhimbjes së madhe për humbjen e prindërve dhe gjyshes, djali i Afrim dhe Ferdinaze Halitit  nga Gjilani hedh dyshime për vdekjen e tyre.

Atë dhe familjarë të tjerë të tyre nuk i bind versoni se helmimi ka ndodhur nga kërpudhat. Kjo për faktin se familjes i ka ngordhur dhe qeni.

“Ndjekja ka filluar nga policia, mjekësia ligjore besoj që ka me e thënë fjalën e  vet. Mua më shqetëson pse ka ngordhur qeni, ai nuk konsumon ushqim që hamë ne. Është shumë e dyshimtë. Ne nuk dimë qe qeni konsumon kërpurdha. Ata mbledhin kërpurdha gjatë gjithë kohës. Babi ka dalë se ka pasur dëshirë me ecur nëpër male. Mami i ka njohur shumë mirë kërpurdhat se është rritur në fshat” thotë djali.

“Familja ka qenë në shtëpi të vet, janë shtetas të Shqipërisë. Qeni ka ngordhur dhe ne nuk dimë se ai konsumon kërpudha, ka ushqimin e vet. Ata kanë mbledhur gjithmonë kërpudha. Ne presim mjekësinë ligjore. Ndjekja penale do të vazhdojë, është rast i dyshimtë. Neglizhenca e kujdesit mjekësor parësor në Gjirin e Lalëzit ka qenë shumë e madhe, kjo ka vazhduar edhe në Tiramë. Kërkojmë hetimin e rastit në detaje. Nuk dimë që qeni konsumon kërpudha” thotë një tjetër familjar.

Djali më tej akuzon dhe shërbimin parësor në Manzë, i cili sipas tij liroi tre familjarët me një serum dhe barna.

“Është shtëpia jonë, babai është shtetas i Shqipërisë me dokumenta. Janë helmuar nga ushqime që i kanë ngrënë. Shqetësuese për ne dhe e papërballueshme për ne është neglizhenca dhe mostrajtimi i duhur në shërbimin spitalor të Manzës. Tre pacientë më të njëjtat simptoma dhe me u kthy në shtëpi me barna nuk është në rregull, pa analiza dhe ekzaminime mjekësore. Kam kontaktuar dhe në telefon me babain dhe më ka treguar që ka qenë në spital, kanë bërë një serum dhe i kanë nxjerrë nga spitali.Gjendja ka qenë e rëndë, e kam konstatuar përmes të folurit në telefon.Nuk mund të lirohet pacienti në atë mënyrë. Tre pacientë me simtoma të njëjta është e pakuptueshme”.

Neglizhenca mjekësore thotë se ka vijuar edhe në Tiranë derisa të njohur dhe miq të babait të tij të ndjerë kanë ndërhyrë te bluzat e bardha.

“Mjeku më tha se është shumë vonë, helmimi nuk bën me i kalu 24 orë. Ne ishim tre ditë vonë.Ça të them unë ty, laboratorin e kanë bërë privat. I thashë nuk ka problem. Na duhen analiza më shumë tha. Pas tre orësh i mblodha dhe ja dërgova. Duhen prapë dhe është vonë thoshte. Babai ka pasur shumë dashamirë dhe pasi e morën vesh ndihma ka qenë aq e madhe saqë gjithçka çfarë ka qenë e mundur në spitalin e Tiranës është bërë. Prindërit e mi ikën, po çfarë do ti kishte ndodhur dikujt që nuk ka financa as të njohur?”

Tre anëtarët e familjes Haliti do të përcillen sot në banesën e fundit.  Varrimi do të bëhet në 16:30 në varrezat e  qytetit të Gjilanit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here