“A është normale”, Almeda Abazi ka një shqetësim në ditët e fundit të shtatzënisë

0
197

Almeda Abazi dhe aktori turk, Tolgahan Sayisman do të bëhen prindër për herë të dytë.

Almeda ndodhet në muajin e fundit të shtatzënisë dhe këto ditë kanë qenë një sfidë për të.

Përmes një videoje në rrjete sociale, ajo ka treguar se po vuan nga pagjumësia ashtu sikurse dhe kur ishte shtatzënë me djalin.

Ajo shton se trupi po e përgatit për t’u mësuar me pagjumësinë pas lindjes.

Kjo shtatzëni nuk ka qenë aspak e lehtë për bukuroshen shqiptare pasi vetëm pak javë më parë u infektuan familjarisht me koronavirus.

Kujtojmë që Almeda dhe Tolgahan zbuluan në fillim të vitit se do të bëhen me një vajzë dhe emrin do t’ja vendosin Alina.

Vetëm pak ditë më parë, ata festuan dhe dy vjetorin e lindjes së vogëlushit, Efehan i cili në vetëm pak ditë do të bëhet një vëlla i madh.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here