VIDEO/ Bayerni e feston me fitore tenistike titullin, Lewandowski shkëlqen me tripletë

0
85

Futbollistët e Bayern Munich u shpallën zyrtarisht kampionë të Gjermanisë për herë të 9 radhazi dhe të 29 në histori, para ndeshjes ndaj Gladbah, por kjo nuk i pengoi për të fituar me lehtësi 6-0.

Bavarezët nuk treguan aspak mëshirë ndaj kundërshtarëve, madje shfrytëzuan të gjithë entuziazmin për të shënuar 6 herë në portën e gardianit zviceran Sommer.

Sulmuesi polak Robert Lewandowski ishte protagonist absolut për bavarezët e Hansi Flick, pasi u rikthye nga dëmtimi dhe shënoi tre herë në portën e M’gladbach, duke marrë topin në shtëpi, por njëkohësisht duke prekur kuotën e 39 golave kur kanë mbetur edhe dy javë nga fundi i sezonit.

Emrin në listën e golashënuesve e shënuan edhe Thomas Muller, Kingsley Coman dhe Leroy Sane, të cilët kompletuan suksesin me rezultatin tenistik të bavarezëve.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here