rasja e biznesmenit grek, metoda e padëgjuar që përdorën autorët për të zhdukur gjurmët, çfarë gjeti policia

0
104

Vazhdojnë hetimet për vrasjen e biznesmenit grek Dionysis Korfiatis në qendër të qytetit Zakynthos , të premten në mëngjes. Autoritetet mblodhën më shumë se 25 gëzhoja plumbash nga vendi i krimit , disa prej të cilave i morën jetën 54-vjeçarit, ndërsa fakti që ky është një krim i kryer nga profesionistë konfirmohet nga një detaj tjetër. Sipas burimeve të policisë, autorët kishin lyer plumba me yndyrë për të eliminuar çdo mundësi të gjetjes së materialit gjenetik në to.

Sipas të njëjtave burime, kamera e sigurisë mbi hyrjen e zyrës ku ndodhi vrasja nuk po funksiononte, megjithatë, autoritetet kanë në dispozicion materiale nga pjesë të tjera të rrugës që autorët duket se kanë ndjekur.

Oficerët e policisë që po shqyrtojnë çështjen, kanë kërkuar që të kryhen procedura hetimore, në zonën e Ampelokipi, Zakynthos, ku u gjet makina e përdorur nga autorët e krimit.
Sipas të njëjtave burime, një automatik i dytë kallashnikov u gjet në makinën e djegur, përveç asaj të përdorur për vrasjen e viktimës.

Kujtojmë se mediat greke kanë zbuluar aktivitetet e shumta të biznesmenit, por edhe një lidhje me shqiptarët.

“Protothema” shkruan se biznesmeni 54-vjeçar disa vite më parë u dënua me 4 vite burg nga Gjykata e Apelit në Patra, pasi armët dhe materiale të tjera të paligjshme në lidhje me aktivitetet e disa shqiptarëve të akuzuar për grabitje në ishullin e Zakynthos u gjetën në shtëpinë e tij. “Vrasësit ishin me një makinë “Fiat Panda”. Ata ndaluan, hynë brenda në zyrë, e vranë atë dhe u larguan.
Kjo ishte e gjitha” tha xhaxhai. Vrasja ndodhi në një nga ishujt e famshëm grekë ku jetojnë dhe punojnë shumë shqiptarë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here