Ish-deputeti Kosova: Në zgjedhje nuk humbi PD, por humbën qytetarët, për të cilët duhet bërë diçka ndryshe

0
98

Ish-deputeti i PD Halim Kosova gjatë një interviste ka folur edhe për grupet brenda partisë që kërkojnë largimin e zotit Basha pas humbjes së zgjedhjeve të 25 Prillit.

Ai tha se me humbjen zgjedhjeve nuk ka humbur PD, por qytetarët pasi për ta do të bëhej diçka ndryshe.

Referuar emrave në PD që flasin për largimin e Bashës, mjeku u shpreh në News 24, se së fillimisht këta persona duhet të bëjnë refleksion me veten.

Pjesë nga intervista:

Një pyetje, po flisnim për zotin Basha çka do të bëjë pas 25 prillit. Emra të njohur për Partinë Demokratike kërkojnë dorëheqjen e zotit Basha, ju çfarë mendoni për këtë grup edhe për ju vetë?

Rezultati i zgjedhjeve është një nisëm nga ku Partia Demokratike duhet t’i vendosi gishtin kokës sepse ka disa zgjedhje që thotë vetëm na i vodhën votat. Mendoj që Basha ashtu siç e ka thënë edhe vetë do të jem kryeministri i parë në Shqipëri që është  shkolluar jashtë vendit. Nga humbja e zgjedhjeve të PD, nuk ka humbur PD, por qindra e mijëra qytetarë që diçka ndryshe do të bëhej për ta, e gjendja e tyre është e rrënueshme.

A ka të drejtë Bujar Nishani në atë që kërkon?

Unë nuk them gjë tjetër veç asaj që kam në kokë. Unë po flas pak më në përgjithësi. Çdo njeri që del në tavolinë para kamerave dhe thotë do të rregulloj PD, minimumi që duhet të bëjë duhet të marri pasqyrën, të bëj një refleksion e të thotë të bëj këtë në parti. Informacioni i jashtëzakonshëm që kam, më bën të gjykoj objektivisht. Asnjë individ që imoralitetin e ka paguar rëndë, që nuk ka figurë më të pastër, nuk mund të dalë të rregullojë PD, do e lë për sot këtu këtë bisedë. Kjo është bindja ime e palëkundur.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here