17-vjeçari me çarje të aortës trajtohet me sukses nga mjekët

0
99

Si rezultat i një aksidenti dhe specifikisht një traume të lokalizuar në toraks, 17-vjeçari Nensi Lleshi u diagnostikua me çarje të aortës, problem ky i cili i shkaktonte dhimbje të forta të kraharorit, pamundësi të lëvizjes dhe më kryesorja, i rrezikonte seriozisht jetën pacientit.

Dr. Maksim Llambro, mjek kardiolog invaziv dhe njëkohësisht shef i departamentit të kardiologjisë në spitalin Hygeia në bashkëpunim me mjekët e tjerë të këtij departamenti arritën të realizojnë me sukses ndërhyrjen mini invazive (pa kirurgji) përmes së cilës u arrit të trajtohet definitivisht problemi i 17-vjeçarit.

Përmes arteries lokalizuar në këmbë (rrëzë kofshës) si dhe nëpërmjet një kateteri/sonde vendoset një protezë e cila vesh pjesën e brendshme të arteries duke përjashtuar zonën ku ajo ka pësuar rupture.

Për me tepër mbi këtë rast suksesi ju ftojmë të ndiqni videon me dëshminë e vetë pacientit i cili tashmë është në gjendje të mirë shëndetësore dhe së shpejti mund ti rikthehet aktiviteteve të përditshme.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here