Nisma për shkarkimin e Metës/ Nesho: Veprimi i fundit i Parlamentit i turpshëm

0
138

Ambasadori Agim Nesho në një lidhje të drejtpërdrejtë me Ora News u shpreh se dy partitë kryesore në vend kanë bërë një fushatë të kundërt nga njëra-tjetra.

Sipas zotit Nesho, mazhoranca ka bërë një fushatë negative, ndërsa opozita pozitive duke dhënë mesazhe shprese dhe elementë për rindërtimin e vendit.

Zoti Nesho u shpreh se veprimi i fundit i këtij parlamenti jo-legjitim mendohet të jetë koka e Presidentit.

Si e keni parë retorikën gjatë fushatës?

Nesho:” Situata parazgjedhore ishte një situatë ku të dyja partitë kryesore kishin një fushatë të kundërt, negative nga mazhoranca dhe pozitive nga opozita duke dhënë mesazhe shprese dhe elementë se si do të rindërtohet vendi nga ana e opozitës së bashkuar. E gjitha kjo tregonte që lufta do të ishte shumë e fortë për arsye sepse në mungesë të premtimeve se çfarë do të bëjë në të ardhmen dukej që partia në pushtet po përpiqej më tepër që të profilizonte opozitën për të krijuar mosbesimin te opinioni publik. Ne menduam se do të ishte një fitore absolute e opozitës sepse ndihej fryma kudo dhe pas 8 vjetëve kishte vend për ndryshim. Shumë elementë negativë po zhvilloheshin në vendin tonë si largimi masiv i shqiptarëve, papunësia, dhe elementë të tjerë socialë dhe ekonomikë që po shkonin duke u përkeqësuar. Duket që rezultati nuk ishte i pritshëm dhe ashtu siç ka evidentuar edhe OSBE/ODIHR në raportet paraprake.

Gjuha e ndërkombëtarëve është tepër e pranueshme, tepër e butë zakonisht evidenton faktet dhe kur i evidenton këto fakte janë partitë politike që duhet t’i sqarojnë dhe t’ia bëjnë të ditur opinionin publik.

Të dy fenomenet që ka nxjerrë raporti paraprak i OSBE/ODIHR janë shumë të rëndë sepse flasin për një masakër elektorale që vjen nga shit-blerja e votës dhe ky është elementi i parë i dukshëm nga faktet e bëra publike nga opozita, por edhe ne si qytetarë jemi në dijeni të ngjarjeve të tilla. Nga ana tjetër presioni ndaj një administrate, që në fillim të zgjedhjeve kishim një rritje prej 60 mijë vetash të administratës në mënyrë artificiale që zgjedhjet dhe mbajtja e tyre në punë do të ishin një alternativë. Domethënë kishim një presion ndaj botës së lirë të çdo qytetari për të ndryshuar rezultatin. Shqipëria ka probleme aq të rëndësishme sa koha ka kaluar. “

Ajo çfarë shihet si produkt i zgjedhjeve të 25 prillit, pikërisht kur është koha që ne të jemi një vend demokratik duket se ka një hap pas në një regjim autokratik teksa shohim një mazhorancë e cila është insistuese në shkarkimin e Presidentit. Si e shohim këtë raport?

Nesho: Kemi arritur në një fazë kur regjimi autokratik kërkon edhe betejën e tij të fundit, të marrë institucionin e Presidentit i cili deri tani ka qenë institucioni i vetëm i cili përpiqej të krijonte balancën e pushteteve në vend për të rikthyer demokracinë.

Sulmi ndaj Presidentit ishte i domosdoshëm për ta për dy arsye; së pari për të tërhequr vëmendjen nga masakra elektorale, së dyti për ta pezulluar aktivitetin e mëtejshëm të Presidentit i cili është sigurisht një lider që ka përkrahje popullore dhe vendosmëri në veprimet e tij.

Mazhoranca i parapriu këtyre veprimeve që shkonin kundër me interesat e saj. Ata e filluan shumë gabim, sot në mënyrë të menjëhershme që është e turpshme. Një President mund të shkarkohet për dy dit, mblidhen disa qyqarë aty që asnjë njeri mendoj nuk ka dhe mund të shprehë ndonjë vlerësim pozitiv sepse vetë ky parlament nuk ka qenë i legjitimuar, është një parlament qesharak. Ka kaluar ligje të tmerrshme të cilat kanë prishur balancat e demokracisë shqiptare dhe këta kukulla, marioneta të parlamentit po përpiqen të përdorin për herë të fundit, për të diskretuar atë në fakt një parlament të turpshëm që për dy vjet ka ekzistuar në Shqipëri. Veprimi i fundit i këtij parlamenti mendohet të jetë koka e Presidentit. “

Është hera e dytë që ngrihet një komision hetimor për Presidentit, por këtë herë do të jetë gjykata Kushtetuese që do të japë verdiktin. Si e shohim këtë raport?

Nesho: “Faktet paraprake, njohja me procedurat dhe Kushtetutën e Shqipërisë e shikon këtë veprim të mazhorancës një veprim jo vetëm të nxituar, por një veprim i cili prish të gjitha balancat e shtetit dhe e bën shtetin e kapur nga kjo mazhorancë. Mendoj që do të jetë një vendim në favor të mos-shpërbërjes dhe largimit të Presidentit. Zoti Meta për mendimin tim, në të gjitha skenaret është i fituar. Pse? Për arsye sepse zoti Meta mund të jetë deri në 2022 President i Republikës së Shqipërisë dhe të vazhdojë të luftojë si kreu i shtetit një luftë kundër kapjes së shtetit, ose mund të kthehet në një lider të opozitës, por në një lider që ka shumë elementë.”

Intervistoi Matilda Mcini, përgatiti për online Xhuliana Zhuleku

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here