Rama mbron Erdoganin: Turqia nuk po ushtron influencë në Shqipëri…

0
91

Kryeministri Edi Rama që prej ditës së djeshme ndodhet në Itali për të marrë pjesë në ‘Europa në një botë që po ndryshon’.

Gjatë fjalës së tij kryeministri Rama është treguar mbrojtës ndaj presidentit turk Rexhep Taip Erdogan, për të cilin ka thënë se nuk është duke ushtruar influencë në Shqipëri.

Më tej, Rama tha se Shqipëria i duhet Bashkimit Europian, jo vetëm Shqipëria, por i gjithë Ballkani. Rama u shpreh se pjesë apo jo e BE-së, Shqipëria do të bëhet një shtet europian.

“Është shumë e qartë që për ne Europa është si një besim. Europës i duhemi ne, jo vetëm ne por i gjithë Ballkani, siç Ballkanit i duhet Europa.

Pjesë ose jo e BE-së ne do të bëhemi shtet europian. Ndërkohë Turqia është fondamentale në sigurinë e BE.

Ne kemi një raport shumë të mirë me Turqinë dhe Erdoganin dhe dua të theksoj se nuk është e vërtetë që Turqia dhe Erdogani ushtrojnë influencën e tyre në Shqipëri.”, u shpreh Rama.

Rama është shoqëruar në këtë vizitë nga Drejtori i këtij Muzeu, Elke Schmidt dhe nga kryetari i Bashkisë së Firenzes Dario Nardella.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here