Meta krah Presidentit slloven: Qytetarët e Kosovës meritojnë sa më parë liberalizimin e vizave me Bashkimin Europian

0
79

Presidenti i vendit Ilir Meta ka reaguar nëpërmjet një postimi në Facebook, duke u shprehur se qytetarët kosovar meritojnë sa më parë liberalizimin e vizave me Bashkimin Europian.

Postimi i plote

Qytetarët e Kosovës meritojnë sa më parë liberalizimin e vizave me Bashkimin Europian.
Të njëjtin qëndrim më shprehu sot edhe Presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor, me të cilin gjithashtu nënvizuam rëndësinë e vijimit të dialogut Kosovë-Serbi për arritjen e një marrëveshjeje të qëndrueshme dhe reciprokisht të pranueshme nga të dyja palët, që do të përshpejtonte proceset integruese të këtyre vendeve.
E ardhmja e vendeve të Ballkanit Perëndimor nuk është ndryshimi i kufijve por heqja e tyre si në vetë Bashkimin Europian, nëpërmjet bashkëpunimit më të ngushtë rajonal dhe të distancimit nga e kaluara e hidhur.
Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here