Dalin fotot/ Nënë e tre fëmijëve, ja kush është gruaja që u masakrua me breshëri kallashnikovi nga burri…

Liljana Buzo, 54-vjeç, gruaja që shihni në foto është viktima e ngjarjes së rëndë të ndodhur në afërsi të Gjykatës në Elbasan.

Mesditen e sotme ish-polici 58-vjeçar Koço Buzo qëlloi për vdekje me armë gruan e tij, Liljana Buzo, teksa po i drejtoheshin gjykatës për të vijuar procedurat e divorcit.

Buzo pasi tentoi t’i priste fytin me thikë gruas, nxori automatikun ku si pasojë e të shtënave mbeti e vdekur në vend 54-vjeçarja si dhe u plagos Gëzim Tosila (avokati i viktimës) dhe Adriatik Kolaj (kalimtar i rastit), ndërsa e gjithë skena u zhvillua në sytë e djalit të çiftit që ishte në konflikt.

Çifti Buzo ishte në proces divorci për shkak të dhunës që bashkëshorti ushtronte ndaj gruas së tij, e cila mbeti viktimë. Autori ishte ish-polic me profesion, nuk e ka kapërdirë dot ndarjen dhe ka qëlluar ndaj gruas së tij.

Mësohet se çifti kishte 3 fëmijë, 2 djem dhe një vajzë në moshë madhore, njëri prej të cilëve ka parë skenën e rëndë të vrasjes.

Image

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kërko